E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Elbasan humb jeten drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor u regjistrua në mesditë në segmentin Elbasan-Peqin me pasojë vdekjen e një shtetasi. Zyrif Petriti 22 vjeç humbi jetën ndërsa ishte duke udhëtuar me motor. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Pajovë të nënprefekturës së Peqinit. I riu duket se ka humbur kontrollin e drejtimit të motorit dhe është përplasur në mënyrë të dhunshme në asfalt e në anë të rrugës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor. Sipas të dhënave të para shkak i këtij aksidenti ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit dhe humbja e kontrollit të drejtimit të motorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›