PS terhiqet nga teknologjia per reformen zgjedhore
Partia Socialiste ka publikuar propozimet më të fundit të saj sa i takon reformës zgjedhore duke u tërhequr nga vendimi për aplikimin e teknologjisë në të gjithë vendin duke pranuar kështu sugjerimin e ODIHR-it, për të përdorimin e pjesshëm numërimi elektronik. Por nga ana tjetër, PS ka sjellë një propozim të ri sa i takon administratës zgjedhore dhe më konkretisht KQZ-së. sipas propozimit të PS-së, për KQZ-në duhet të shtohet skema e propozimit duke përfshirë në skemën e institucioneve dhe organizata të shoqërisë civile që kanë përvojë në fushën e zgjedhjeve si dhe mundësia e partive parlamentare të përzgjedhin kandidaturat. Së dyti PS kërkon që teknologjia e numërimit të zbatohet projekt pjesor, jo më pak se 10 përqind të zgjedhësve. Pika e tretë e listës së propozimeve parashikon që procedurat e verifikimit në Qendrave të Votimit të jenë off line dhe të zbatohen në QV e njësive vedore me mbi 20 zgjedhës (pra qendrat urbane). Së fundi PS i qëndron variantit për marrjen e provave nga dy anëtarë të KQZ-së. Në draftin e propozimeve të saj, PS kujton se afati për miratimin e Reformës Zgjedhorë është data 10 korrik. Realizimi i reformës zgjedhore është një ndër përparësitë kyçe që Brukseli i ka përcaktuar Shqipërisë në mënyrë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat.