Berisha Rruga Kruje-Tirane e mundur ne dy vitet e mandatit te ardhshem
Kruja e lidhur me një rruge direkte me Tiranen. Ky ka qene premtimi qe u beri qytetareve krutane kryeministri Sali Berisha teksa prezantonte kandidatet per deputetet te PD ne këtë qytet.
“Kam një premtim për të mbajtur, rruga Krujë-Tiranë, u jap fjalën ju, nuk harroj kurrë fjalën e dhënë, ju garantoj se ajo rrugë do përfundojë brenda dy viteve të para të mandatit që vjen. Sikundër Mati do vijë nga Qafshtama në Krujë dhe Tiranë. Ne do ndërtojmë Rrugën e Arbrit, boshtin e Jugut, do ta bëjmë Shqipërinë me rrugët më të mira në rajon e më gjerë. Kruja do ketë ujësjellësin e ri, do ndërtojmë kanalizime”, vuri në dukje Berisha.
Pasi foli per zhvillimet e vendit ne keto vite dhe per programet e projektet e se ardhmes kryeministri tha se alternative e djathte ndahet rrenjesisht nga alternative e se majtes e cila ka deshmuar per bllokim.
“Alternativa tjetër është akuza politike, mashtrime dhe trillime. Zoti Edi Rama me një akt më të papërgjegjshmin bllokoi statusin e vendit kandidat, a mundet një shqiptar tu bënte shqiptarëve këtë që u bëri Edi Rama 236 ditë. T’i shtrojmë pyetjen të nderuar socialistë të Krujës dhe gjithë Shqipërisë, çfarë ndodhi që i votove sot pas 236 ditësh? A nuk the se po i bllokoje për Fierin, çfarë do tu thuash qytetarëve të Fierit që spekulove me emrin e tyre për interesa personale? Alternativa tjetër është padije e thellë”, vlerësoi Kryeministri.
Kryeministri Berisha ka garantuar qytetaret se PD do te vijoje te beje çdo gjë për mirëqenien e tyre. ‘Do vazhdojmë të bëjmë çdo gjë për mirëqenien tuaj, punësimin tuaj. Alternativa jonë është rruga e integrimit. Së shpejti do marrim statusin e vendit kandidat. Do hapim negociatat për vend anëtar në Bashkimin Europian”, garantoi ai. Kandidatet për deputete ftuan qytetaret te votojnë te djathtën pasi kështu garantohet rruga e zhvillimit.