Berisha Rames Rilindesit e tu hajdute e spekulante

Në Bashkine e Kamzës u inaguruar ndërtesa e Pallatit të Kulturës.
Eshte një strukturë multifuksionale në shërbim të të gjithë banorëve. I pranishëm në inagurim, Kryeministri Sali Berisha, tha se në një hark kohor prej 6 vjetësh, qeveria ka investuar në kamëz 80 mln dollarë, kryesisht për infrastrukturën. Por aiu ndal edhe tek vemendja që i është kushtuar arsimimit më të mirë të fëmijëve në Kamëz.
Sa i përket infrastruktures arsimore, kreu i qeverisë kundrështoi akuzat e socialistit Rama dhe tha se kur drejtonte bashkine e Tiranes, ai shpërdoroi 2.4 mld lekëte parashikuara per ndertimin e shkollave te reja.
Ketu, kryeministri tha se Rama po fyen edhe rilindasit e vërtetë shqiptarë kur i krahason ata me disa kandidate te tij për deputetë.
“Nuk mund te nxjerresh Sadri Abazin si rilindas qe s’di gje tjeter vetem te vjedhe Paskuqanin. Fideli kishte radio dhe ia dhuroi motrës. Kocon populli e konsideron spekulant me rruge te ndertuar pa cilesi dhe shkolla qe shembeshin tavanet. Rama mbush atobusin me Tom Doshin, e me radhë dhe thotë keta jane rilindas. Tom Doshi mezi hedh firmen e vet. Sadri Abazi ka mashtrur dibranet”, theksoi Kryeministri.
Kryeministri kërkoi votën e qytetareve te Kamzes per Partine Demokratike, per te vijuar projektet ne kete bashki.