Berisha ne panairin rajonal te vererave Eksporti i veres eshte pesefishuar
Në një kohë të shkurtër prodhimi i verës është pesëfishuar, sikurse është 4-5 fishuar eksporti i saj, duke bërë që verërat e këtij vendi të jenë konkuruese. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha Panairin e verërave "Ballkan Ëine expo 2012 ", i cili garantoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për të bërë gjithçka që të rritet fuqishëm prodhimi i verës dhe eksportimi i saj.
“Ky rajon ka qenë e mbetet rajoni i varieteteve më të shkëlqyera të rrushit për prodhimin e verërave, të cilat janë shpërndarë në të 4 anët e planetit dhe kanë krijuar një larmi të madhe verërash të shkëlqyera nga Italia në Kaliforni”-u shpreh kryeministri Berisha, i cili garanti mbështetjen e qeverisë për të nxitur prodhimin dhe eksportin e saj.
“Qeveria do bëjë gjithçka për të mbështetur fuqishëm rritjen e prodhimit të verës dhe eksportimin tyre duke ruajtur standardet më liberale dhe shqiptarët të shijojnë verërat më të mira të kësaj toke”-theksoi shefi i qeverisë.