E Diel, 1 Nëntor 2026

Portabiliteti i numrit, 70 mijë abonentë ndryshuan kompani

Vendimi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare u mor rreth një vit më parë dhe që prej asaj kohe plotë 70 mijë persona kanë ndërruar kompaninë, duke mbajtur të njëjtin numër telefoni.

Tarifa e portabilitetit mund të shkojë deri në 600 lekë, por të gjitha kompanitë celulare në vend e kanë ofruar falas këtë shërbim dhe madje kanë bërë reklamë në mënyrë të vazhdueshme për të ofruar pranë tyre klientët e kompanive të tjera. 

Sipas AKEP, numri i kartave SIM të regjistruara është rreth 5.2 milionë, çka përkthehet në një penetrim 185%, më të lartë edhe se në Bashkimin Evropian dhe që shpjegohet me faktin se përdoruesit mbajnë më shumë se një numër celulari.

Por, në fakt, numri i kartave SIM aktive, që kanë kryer komunikim në tre muajt e fundit vlerësohet në rreth 3.1 milionë, me një normë penetrimi 110%. /Start/

                                                                                             2012-06-23 14:44
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›