Bode lan duart: Kriteret për lotarinë nuk i bëri qeveria, por konsulenti
Ministri i Financave, Ridvan Bode, përballë një paneli gazetarësh, ka sqaruar ne emisionin Debat në Vizion Plus akuzat rreth tenderit për licencën e lotarisë kombëtare. Sipas ministrit Bode, kriteret nuk janë përcaktuar nga qeveria, por nga kompania konsulente, ndërkohë që nuk është synuar një çmim i lartë, por siguria e kompanisë. Për herë të parë ministri i Financave ka pranuar edhe problemin me borxhet që shteti i ka biznesit. Bode ka deklaruar se qeveria ka korrigjuar pritshmërinë për rritjen ekonomike dhe sipas tij mendohet se këtë vit ajo do të jetë në vlerat e 3%. Duke iu referuar garës presidenciale, Bode ka deklaruar se nuk ka qenë kandidat për postin e kreut të shtetit. Në lidhje me situatën ekonomike, Bode ka pranuar problemet, duke theksuar se ky është viti me i vështire për ekonominë shqiptare.