E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne qeveri KE vertetoi mashtrimet e opozites per punesimin

“Në tërësi punësimi në vend u rrit me 0.5%. Kjo është përgjigja që i jep KE matematikës së Kosta Bajrabës të Edi Ramës”. Kështu ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë kryeministri Sali Berisha, duke akuzuar kreun socialist se ka gënjyer me shifrat e Ekonomisë.
“Në sektorin privat jobujqësor u rritën vendet e punës me 1.8% tremujorin e fundit dhe 6.5% si rritje vjetore. Kjo përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Do të thotë se ky nivel rritjeje ekonomike qe kemi ne shoqërohet nga një nivel shumë më i lartë punësimi. Tregu i punës në Shqipëri e bën të mundur këtë. Rritja është 1.7 pa informalitetin. Punësimi është trefishi i rritjes ekonomike”- theksoi shefi i qeverisë.
Sipas tij papunësia mbetet problem i cili po trajtohet më me seriozitet se çdo çështje tjetër. Por KE hedh posht të gjitha mashtrimet që shpërndahen çdo ditë për shifrat e papunësisë.
Gjithashtu Berisha premtoi se pas këtij viti do të nisë ulja e borxhit publik, duke evidentuar se këtë viti ai arriti në 61.5%, ndërsa isha parashikuar në 62.6%.
“Borxhi publik në mënyrë graduale do të zbresë. Ky është zotimi ynë solemn”- garantoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›