E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha standarde krijese kombetare jo totalitare

Tema e planifikimit te gjuhes shqipe keta 20 vjetet e fundit eshte bere nga me terheqeset dhe me te rrahurat. Ajo eshte trajtuar ne libra e ne shkrime te shumta asaj i jane kushtuar mjaft tubime gjuhesore. Pas seminareve te 1992-shit e te 1995-es ne Tirane ka disa vjet qe seminaret e fundgushtit ne Prishtine merren ose me aspektin historik te formimit te gjuhes standarde ose me ballafaqimin e saj me ligjerimin e folur dhe te shkruar etj.


Veprimtari te tilla qe po kulmojne me kongresin e pashpallur Shqipja ne etapen e sotme politikat e pasurimit dhe te permiresimit te standardit qe do te thirret ne Tirane ne muajin dhjetor ne vend qe te ishin tubime ku gjuhetaret te parashtrojne arritjet e kerkimeve te tyre ne fushat e fonetikes te gramatikes leksikologjise dhe te semantikes se gjuhes shqipe jane kthyer ne tubime ku po trajtohet i njejti problem gjuha standarde. Arsyeja pse po i kushtohet kaq shume vemendje e kohe kesaj fushe periferike te gjuhesise eshte te deligjitimohet gjuha standarde duke e paraqitur ate si pjelle te diktatures dhe si te paafte per te permbushur nevojat komunikuese te shqipfolesve.


Kete qellim e nyjeton qarte nje nga kritiket e menyres se si u formua gjuha standarde sipas te cilit legjitimiteti i shqipes standarde vetiu do te vihet ne dyshim prej te gjithe atyre qe e konsiderojne ne thelb si gjuhen e komunizmit shqiptar A. Vehbiu Fraktalet e shqipes f. 25. Po a eshte standardi gjuhesor shqipe totalitare dmth. produkt i diktatures Duke mos u pajtuar me analiza te tilla te politizuara te nxitura jo nga analiza shkencore e fakteve po nga mendesi krahinoriste apo nga deshira per ti pelqyer ndonje krahu politik ne kete shkrim do te perpiqemi te provojme te kunderten. Duke ndjekur rrugen e gjuhes sone ne trojet shqiptare ne ish-Jugosllavi do te tregojme se kalimi nga gjendja shumevarianteshe te varianti i shkruar qe perdorim sot erdhi si nje proces i natyrshem dhe jo si rrjedhim i diktatit politik. Do te tregojme gjithashtu se sa e rendesishme eshte per te ardhmen e kombit tone ruajtja dhe mbrothesia e gjuhes standarde.


Sikunder dihet nevoja per nje gjuhe te shkruar te perbashket ka qene nje shqetesim i intelektualeve atdhetare qe nga Rilindja e kendej. Diskutimet e polemikat per problemin e gjuhes se perbashket u shtuan sidomos ne periudhen midis dy lufterave. Ne polemikat e kesaj periudhe u perfshi edhe i riu Selman Riza i cili u rendit ne anen e atyre qe e shihnin te larget krijimin e nje gjuhe letrare te perbashket. Sipas tyre dialekteve te shqipes do tu duhej te ecnin per nje kohe shume te gjate si dy qe ne nji parmende para se te shkriheshin ne nje gjuhe te vetme.


Duke iu permbajtur edhe ai kesaj ideje S. Riza ndoqi nje rruge te ndryshme nga ajo e Aleksander Xhuvanit qe punonte per ngritjen e elbasanishtes ne gjuhe letrare te vendit apo e rretheve letrare shkodrane qe ishin besnike te patundura te shkodranishtes. Sipas Rizes as elbasanishtja as shkodranishtja nuk mund te beheshin gjuhe letrare e perbashket pasi e para nuk kishte prestigjin qe i duhet nje dialekti per tu vene ne baze te gjuhes letrare kurse e dyta kishte shkuar shume larg ne rregjimin e formave fonetike te fjaleve.


Po edhe rrugen tjeter te krijimit te shqipes letrare si nje lloj koineje te perftuar nga shkrirja e dialekteve ai e shihte te pamundur. Edhe sikur te ndodhte kjo gjuhe hibride do te pranohej me veshtiresi te madhe dhe mbase nuk do te pergjithesohej kurren e kurres. Sipas tij te gatuarit bashk te dy kryedjalektevet per te trajtuar nje idiome eklektike duhet luftuar a priori si nje kombinim artificial ase si nje perzierje arbitrare.
Ne rrethanat kur levrimi i shqipes karakterizohej nga nje shperpjesetim i dukshem traditash letrare zgjidhja e problemit gjuhesor sipas Rizes do te ishte jo ngritja e elbasanishtes ne gjuhe letrare as rruga e koinese po ngritja e gegerishtes ne lartesine e toskerishtes.


Pra per te shkuar te shqipja letrare e perbashket duhej krijuar me pare nje variant letrar verior pastaj ky variant me mbeshtetjen e shtetit do te behej gjuhe letrare e gjithe kombit. Per kete variant letrar qe e quajti pangegenishte ai percaktohet qe me 1936-en kur thote Shkaben e flamurit e kemi me dy krere. Gjuhen e kombit do ta kemi me dy kryedialekte.


Idete e tij per zgjidhjen e problemit gjuhesor te shqiptareve S. Riza i parashtroi gjeresisht ne vepren Tri monografina albanologjike Tirane 1944. Duke propozuar nje zgjidhje te ndryshme dhe origjinale te problemit te gjuhes letrare Riza u vu ne rolin e planifikuesit te pangegerishtes dhe duke i zbatuar ne shkrimet e periudhes 1944-1955 normat e ketij varianti ai vihet ne rolin e zbatuesit ne praktike te tij. Pangegerishtja e sendertuar nga Selman Riza ishte nje variant letrar qe e afronte shume gegerishten me toskerishten letrare. Ai e ndertoi ate tue menjanue evolutat partikulariste dhe duke marre prej nendialekteve gege dukurite qe e afronin me shume kete variant letrar me toskerishten letrare.


A do te kishte pasur sukses projekti i pangegerishtes ne Shqiperine politike po te ishte ruajtur statukuoja e paraluftes Gjithe gjasat jane qe ky projekt nuk do te pranohej sepse shteti shqiptar e kishte nje gegerishte zyrtare me te cilen ishte hartuar legjislacioni dhe tekstet shkollore. Ndryshe ndodhi ne trojet shqiptare ne Jugosllavi ku gjuha shqipe u pranua nga shteti jugosllav si gjuhe zyrtare rajonale vetem pas Luftes II Boterore. Aty sikunder veren R. Ismajli u perdor nje gegnishte e pergjithshme qe ne pune te drejtshkrimit afrohej shume me toskerishten letrare nuk ka theksa po perdoret zanorja e fundore nuk shenohen zanoret hundore etj. Ky variant ishte pak a shume pangegenishtja e Selman Rizes.


Pra pas Luftes se Dyte Boterore ne Kosove u paraqit mundesia per standardizimin e gegerishtes si nje pangegerishte e dale nga shkrirja e nengegerishteve ne nje koine dialektore. Dhe nga viti 1952 e deri me 1964 projektet e ortografise te hartuara ne Prishtine synonin pikerisht stabilizimin e gegerishtes. Por ne rrethet intelektuale te Kosoves e te Maqedonise qe i kishin kuptuar perpjekjet e politikes jugosllave per ti ndare edhe gjuhesisht shqiptaret e Jugosllavise nga trungu meme erdhi duke u forcuar bindja se per ruajtjen e njesise kombetare duhej ruajtur njesia gjuhesore. Dhe kjo u arrit ne Konsulten e Prishtines te prillit 1968 e cila pranoi pothuajse plotesisht Projektin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe te botuar ne Tirane me 1967.


Ne kete menyre u hoq dore nga projekti per krijimin e nje varianti letrar pangege per shqiptaret e ish-Jugosllavise. Studiuesja amerikane Xh. Bajron qe eshte marre posacerisht me kete problem thote se ky projekt u la menjane per nje arsye madhore deshira e pakices shqiptare ne Jugosllavi per tu identifikuar ngushte me atdheun. Kete e pohon me vone edhe Arshi Pipa kur i akuzon shqiptaret e pertej kufirit se pranimi prej tyre i gjuhes letrare nen parullen nje komb nje gjuhe letrare beri qe ta identifikojne veten me stalinizmin shqiptar.


Edhe ne Shqiperine politike Selman Riza qe qe nismetari i njesimit te gegerishtes nga viti 1958 i qe kthyer toskerishtes letrare dhe pas 1972 perdori ne shkrimet e tij gjuhen standarde. Arsyeja pse S. Riza ne Tirane dhe koleget e tij ne Prishtine ne menyre krejt te pavarur dhe ne kushtet e nje komunikimi te munguar hoqen dore nga projekti i pangegerishtes e gjen shpjegimin ne analizen dialektike te zhvillimeve kombetare te pasluftes ne hapesirat shqiptare dhe ne situaten politike te trojeve shqiptare ne ish-Jugosllavi.


Gjuha standarde permbush njeherazi dy funksione shume te rendesishme unifikues dhe diferencues. Duke perdorur gegerishten pakica shqiptare kishte shprehur unitetin e saj perballe serbeve por duke perdorur toskerishten shqipen standarde normen zyrtare te trungut meme kjo bashkesi i shtriu kufijte e ketij uniteti duke e vene veten nen te njejtin autoritet gjuhesor si bashkatdhetaret e tyre ne atdhe.


Ne kete vendim shqiptaret ne Jugosllavi nuk u ndikuan aspak nga ata te Shqiperise sikunder pohon Arshi Pipa. Xh. Bajroni qe e ka studiuar ne vend situaten gjuhesore te trojeve shqiptare ne Jugosllavi thote se para 1968-es planifikuesit e gjuhes ne Tirane nuk shihnin pertej kufijve te Shqiperise politike. Nga ana tjeter pjesemarrja e shqiptareve te Jugosllavise ne Kongresin e Drejtshkrimit i dha te kuptonte per here te pare qeverise shqiptare se ne fushen e planifikimit gjuhesor nuk duhet te ndiqte me nje rruge te pavarur.


Dhe deri me sot me gjithe ngulmimin e kritikeve te standardit nuk eshte arritur te sillen deshmi qe te provojne se planifikuesit e gjuhes ne Tirane nxiten bashkatdhetaret e tyre jashte kufijve per te perqafuar standardin me baze toske. Aq me teper nuk mund te dyshohet per ndikimin e udheheqjes politike te Shqiperise ne vendimet e marra ne Prishtine kur dihet se udheheqesit politike te Kosoves ne Shqiperi shiheshin si kundershtare ideologjike njelloj sic shihej edhe udheheqja jugosllave me te cilen Tirana zyrtare ishte ne nje lufte te ashper ideologjike.


Pra gjuha standarde shqipe nuk eshte gjuha e komunizmit shqiptar pjelle e totalitarizmit po krijese kombetare fryt i perpjekjeve per te ruajtur njesine e kombit. Fakti qe gjermanishtja i sherbeu Hitlerit italishtja Musolinit dhe japonishtja Hirohitos nuk dime ti kete shtyre gjuhetaret e ketyre vendeve ti quajne keto gjuhe totalitare. shte e vertete qe regjimet totalitare e perdorin gjuhen si mjet propagande duke nderhyre ne leksikun e saj dhe duke ndertuar me mjetet gjuhesore nje ligjerim te vecante po kjo nuk do te thote aspak se kjo i ben gjuhet totalitare sikunder meton A. Vehbiu i cili duke u nisur nga nje silogjizem arrin ne perfundimin se perdorimi qe i behet nje instrumenti sjell ndryshime ne instrumentin vete. Tjeter gje eshte ligjerimi dhe tjeter gje sistemi qe shfrytezohet ne ligjerim. Te flasesh per shqipe totalitare do te thote te pranosh se para saj ka ekzistuar nje shqipe mbreterore dhe sot nje shqipe demokratike dmth. te thuash marrezira.


Prandaj nderhyrjet arbitrare ne sistemin e gjuhes standarde apo nisma si ato per standardizimin e gegerishtes a krijimin e kosovarishtes letrare te perkrahura moralisht a financiarisht nga qarqe te caktuara apo ato per modifikimin e njeanshem te gjuhes standarde si marreveshja me e fundit e dy Akademive te Shqiperise dhe te Kosoves per mosshkrimin e e-se se patheksuar ne shume pozicione per te reduktuar perdorimin e fonemes nj dhe per te futur infinitivin te cilat synon ti vere ne jete konferenca e dhjetorit nuk do te kene sukses. Nisma te tilla nuk mbeshteten ne perfundime te nxjerra nga analiza shkencore e fakteve te ligjerimit po ne deshira subjektive e pelqime krahinore. Ato shperfillin mendimin shkencor te institucioneve qe merren me gjuhen shqipe prandaj jane te paracaktuara te deshtojne.


Ndryshimet qe do te buronin nga ndermarrja e politikave gjuhesore te guximshme sic shpallet ne platformen e QSA-se nuk do te pranoheshin se pari nga studiuesit e gjuhes te cilet e kane bojkotuar ne mase kete konference. Por ato nuk do te zbatoheshin as nga perdoruesit e gjuhes te cilet nuk mund te behen pjese e eksperimenteve gjuhesore. Ndryshe nga sa deshirojne Marashi-Topalli qe jane projektuesit e ketij tubimi dhe autore te platformes se tij ne gjuhe nuk mund te ndermerren politika te guximshme. Ne gjuhe duhet nderhyre me kujdes shume te madh. Mund te ndryshohen vetem ato gjera qe praktika ka treguar se nuk qendrojne me synimin per ti bere me te thjeshta kodet normative dhe rrjedhimisht me te lehta per tu pervetesuar e zbatuar ne te shkruar e te folur.


Goditjet qe kjo pakice periferike cilesorisht dhe sasiorisht e kultures shqiptare perpiqet ti jape gjuhes standarde duke nderhyre arbitrarisht ne zhvillimin e saj e kane burimin ne moskuptimin e rrethanave historike te shekullit te kaluar ne mosnjohjen e proceseve te formimit te gjuheve standarde por edhe ne nje lokalizem qe shkon ndesh me prirjet integruese te trevave shqiptare. Shqiperia dhe Kosova jane sot kandidate per anetaresim ne Bashkimin Europian dhe cdo shtet qe pranohet ne Bashkimin Europian duhet te perfaqesohet aty me nje gjuhe standarde.


Teorikisht Kosova si shtet i pavarur mund ta kishte rastin te perfaqesohej me nje gjuhe tjeter. Por duke u larguar gjuhesisht nga Shqiperia Kosova do te rrezikonte qenien e vet pasi gjuha kosovare do te ishte misherim i planit te vjeter te Serbise dhe nje ringjallje e shpresave te saj per gllaberimin e kesaj krahine shqiptare. Kosova ndonese politikisht e pavarur eshte nje dege e trungut kombetar dhe kjo e ben te veshtire perpjekjen per ta prere kete dege nga trungu i vet etnik. Duke u paraqitur te dy shtetet shqiptare dhe trevat shqipfolese jashte tyre me nje gjuhe te vetme shtohen gjasat qe brezat e rinj te politikaneve europiane te na shohin si nje komb i vetem gje qe ne te ardhmen mund te rezultoje ne rikonfigurime te reja te cilat do ti perfshinin gjithe shqiptaret ne nje njesi te vetme administrative.


Pra veshtruar nga perspektiva e se ardhmes zerat per referendum rishikim a permbysje te standardit jane jo vetem ne dem te ceshtjes kombetare po edhe nje shpenzim i kote energjish. Kushdo qofshin keta gjuhetare a publiciste dhe cilatdo qofshin qellimet e tyre nuk do te mund tia ndryshojne rrjedhen shqipes standarde. Si nje prove ne mbeshtetje te ketij mendimi po sjellim rastin e reformes drejtshkrimore te gjermanishtes e cila ka deshtuar pikerisht sepse nuk u pranua nga nje pjese e autoriteteve gjuhesore dhe e levruesve. Demi i vetem qe mund te behet nga nderhyrje te ketij lloji eshte ngadalesimi i procesit te zbatimit te normave te gjuhes standarde dhe margjinalizimi nga pjesemarrja aktive ne jeten kombetare i nje pjese te shqipfolesve te ndikuar nga keto ide joshkencore.


Prof. dr. Rami Memushaj
Universiteti i Tiranes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›