E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne shtabin e Emergjencave ne Diber

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencave në Prefekturën e Dibrës. Kreu i qeverisë ka deklaruar gjatë kësaj mbledhjeje se synimi kryesor i operacioneve të ndërmarra ka qenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Kryeministri garantoi se të gjitha institucionet shtetërore janë në gatishmëri të plotë për të kapërcyer këtë gjendje të vështirë.
Kreu i qeverisë u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të pushtetit vendor për zbulimin e çative, pasi përbën një rrezik për femijët dhe banorët e këtyre zonave. Megjithatë, ai vlerësoi se gjatë kësaj periudhe është vënë re mobilizim në shkallë të lartë.
Kryeministri Berisha, theksoi se ky dimër është kapercyer me koston më të ulët krahasuar kjo me vendet e tjera Evropes. Në këtë aspekt, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe qendrimin e kreut të opozites shqiptare, duke e etiketuar atë Kasandren e të keqes. Sipas Berishës, opozita po tenton të nxjerrë përfitime politike nga kjo gjendje e fatkeqësisë natyrore.
Shefi i ekzekutivit u shpreh se situata është tërësisht nën kontroll. Ai vlerësoi punën e bërë nga institucionet, duke evidentuar në mënyrë të veçantë përkushtimin e mjekëve për tu ardhur në ndihmë të gjithë të sëmurëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›