E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, në sy të Bayernit dhe Aston Villas

Valon Berisha u ka rënë në sy dy klubeve të njohura evropiane, Bayern Munichut dhe Aston Villas. Skautët e klubit gjerman dhe të atij anglez të hënën mbrëma kanë qenë të pranishëm në stadiumin Brann Stadium, ku e kanë parë më nga afër talentin kosovar.

Sidoqoftë, 19 vjeçari është koncentruar më shumë te ekipi i tij aktual, Viking. “Mendoj se loja që e shfaqëm sot ishte më e mirë se ajo e kaluara. Mendoj se mbi të gjitha është se skuadra luajti mirë dhe që Vikingu fitoi”, deklaroi për TV 2 Sport Berisha, i cili kohë më parë kishte debutuar me ekipin A të Norvegjisë.

Njëri ndër talentët me të mëdhenj në Norvegji nuk deshi të flasë rreth të ardhmes. “Nuk e di saktësisht për këtë, kështu që nuk do të komentoj”, vazhdoi Berisha i cili pëlqehet nga disa skuadra evropiane, prej tyre edhe gjiganti bavarez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›