Gercaliu në AUE, Curri pritet të vazhdojë kontratën

Ronald Gercaliu i është rikthyer sërish futbollit gjerman. Pas një aventure të shkurtër me ekipin polak LSK Lodz, mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin nga Bundesliga 2 Erzgebirge Aue, ka njoftuar e përditshmja gjermane Kicker.
26 vjeçari gjatë karrierës ka luajtur për ekipin gjerman Ingolstadt dhe ato austriake Sturm Graz,
Red Bull Salzburg, Austria Wien e Magna.
Ndërkohë, heroi i AUE’së, Skredilajd Curri pritet të vazhdojë edhe një vit kontratën me klubin, të cilit me një gol në javën e fundit ia siguroi mbijetesën në Bundesliga 2.
“Shumë shpejt pritet një takim me drejtorin sportiv dhe vazhdimi i kontratës. Jam në formë dhe zemra ime ende rrah për futbollin”, ka thënë sulmuesi shqiptar për tabloidin gjerman Bild.