E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nga Berati Do mbledhim cdo jave parlamentin per tre ligjet

Serish i kerkoi kundershtarit te votoje 3 ligjet e rendesishme te integrimit. Edhe pse Fushate elektorale, Berisha u tha deputeteve socialiste se i pret cdo jave ne seance parlamentare per te votuar keto 3 ligje qe mbajne peng prej kohesh integrimin e vendit.

“Të hënën shkuam me kënaqësi, por e patë se sa erdhëm te 3 ligjet ikën. Tani më duhet tu them këtu para jush se mqn jemi në zgjedhje, për hir të tre ligjeve do e mbledhim cdo javë parlamentin. Sytë e shqiptarëve janë drejtuar mbi atë sallë dhe presin votimin e 3 ligjeve”.

Gjatë inspektimit të ndërtimit të rrugës Ura Vajgurore - Pashalli – Bistrovicë, ne qarkun e beratit , kreu i qeverisë tha se ndërtimi I infrastrukturës moderne do të jetë prioritet edhe përgjatë 4 viteve të ardhshme, per të arritur synimin Shqipëria vend i zhvilluar.

“Sigurisht nuk jemi atje ku duhet, por trashëgimia e madhe e hishur ishte prapambetje në infstrastrukure. 4 vitet që vijnë do ndërtojmë sistemin më modern ujistës, do vazhdojmë rritjen e rrogave e pensioneve, do bëjmë gjithcka për punësimin e tyre”.

Kryeministri Berisha theksoi se ishin reformat ato, të cilat nuk lejuan që Shqipëria të binte në recesion. Sipas tij, efekti i masave të ndërmarra gjatë 3 muajve të fundit do të jetë shumë i fuqishëm në rritjen e shkëmbimeve tregtare në bujqësi dhe agrikulturë.

Kryeministri Berisha ishte pasditen e së martës mes banorëve të Urës Vajgurore, për të inauguruar fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugë Ura Vajgurore-Pashalli-Mbistrovicë, me gjatësi 13.9 kilometra dhe vlerë 428 milion lekë. Rruga, nga e cila do të përfitojnë 5 mijë e 500 banorë është pjesë e premtimit për ndërtimin e Unazës së Shpiragut. Deri më tani është përfunduar pjesa e parë Mbreshtan-Sinjë me gjatësi 10.5 km dhe do të ndërtohen 12 kilometra që e lidhin këtë rrugë me Aranitasin.

Rruga e re e cila vjen për banorët me të gjitha parametrat e një rruge bashkëkohore e modern do të lidhë fshatrat Pashalli, Skrevan, Vokopole, Bistrovice dhe Mbieshove te Bashkise Ura Vajgurore dhe te komunës Sinje me Urën Vajgurore, brenda 1 viti. Fermeret e këtyre fshastrave të njohur për aktivitetin e tyre të lartë bujqësor së shpejti do ti tregtojnë ne tregun e qytetit te Ures Vajgurore dhe ate te Beratit ne nje kohe shume te shkurtër produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Punimet kane filluar me ritme te shpejta dhe eshte hapur traseja e rruges ne 6 km e para.

Fillimisht, Kryeministri Berisha inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës Fiershegan-Kozare, me gjatësi 18,2 km, gjerësi 6 metra dhe vlerë 792 milion lekë.

Rruga e cila pritet ti shtohet infrastrukturës moderne në të katër anët e vendit do të lidhë 3 qarqe, të Fierit me Beratin dhe Elbasanin, nga ku do të përfitojnë 17 mijë banorë të komunave Kozare dhe Fiershegan, në rrethet e Beratit dhe të Lushnjës.

Segmenti rrugor Fiershegan - Kozare është në vijim të disa investimeve të kryera nga FSHZH në Qarqet Berat dhe Fier me synimin e krijimit të një rrjeti rrugësh rurale në një nga zonat me prodhimtari të lartë bujqësore. Si e tillë, kjo rrugë do të ndihmojë fermerët e zonës të çojnë produktet e tyre më shpejt në tregun rajonal të Lushnjës me kosto më të ulët e me fitim më të lartë.

Në vijim, kryeministri inspektoi punimet e rrugës Lushnjë-Berat me gjatësi 27 km, për të cilën deri tani janë kryer 70 % e punimeve


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›