Berisha nga Dibra: Shqipëria po boshatiset, më 11 maj takim me historinë për fitoren opozitës

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike dhe Koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Sali Berisha tha sot nga Dibra ku zhvilloi edhe takimin elektoral përmbyllës në këtë qark tha se 11 maj është takim me historinë për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta dibraneve dhe dibranëve fisnikë, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë entuziazëm, për këtë dritë të fitores historike të opozitës shqiptare më 11 Maj të vitit 2025. Mirënjohje të pakufishme për mbështetjen e çmuar, qëndrimin tuaj, të paraardhësve tuaj, në anën e drejtë të historisë, në anën e Shqipërisë, në anën e kombit”, tha Berisha.
Sipas Berishës “çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 Maj takohet me historinë”.
“Me 11 Maj merr vendimin e tij solemn për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve. Për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë. Të dashur miq, Fatbardha, mësuesja e nderuar, tha këtu se Edi Rama, e la në Dibër shkollën pa fëmijë, shtëpinë bosh. Do shtoja me një dhimbje të madhe, shkollën pa fëmijë, shtëpinë pa fëmijë dhe djepin bosh. Kurrë ndonjëherë si komb, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi nuk ka ka boshatisur ne në këtë mënyrë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tha evidentoi se në Mat vinin e kaluar ka patur vetëm 13 lindje. “Po vij nga Mati, një matjane e zonja, e aftë, e shkolluar mirë, por që ka ardhur të punojë për Matin dhe Shqipërinë, njoftoi se Mati vitin që kaloi kishte 13 lindje. Erseka në një vit pati vetëm një lindje. Kurrë ndonjëherë ne nuk jemi boshatisur në këtë mënyrë.
Çfarë ndodhi me ne? 12 vite miqtë e mi, lëvizjen e lirë, këtë të drejtë madhore të çdo qytetari, Edi Rama e përdori për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria”, tha Berisha.
“Ëndrrën dibrane, ëndrrën shqiptare e morën me vete për ta ngritur në vende të tjera.
fermerët e Dibrës falimentojnë njëri pas tjetrit sepse iu hoqi subvencionet, hapi doganat. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve të Ballkanit, dhe veçanërisht të Serbisë, vërshojnë sot në tregje dhe sot 80 përqind e frutave, zarzavateve vijnë nga jashtë. Ndërkohë, tokat mbeten djerrë dhe prodhimet kalben në Shqipëri”, shtoi Berisha.