E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ngushellime per Al Saud

Kryeministri Berisha vizitoi ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite, në Tiranë ku shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Princit të Kurorës, Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Nayef bin Abdulaziz Al Saud. Kryeministri shprehu hidhërimin e thellë për humbjen e një figure të shquar për kombin dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite, por njëkohësisht edhe të një miku të çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kryeministri tha se Princi i Kurores Al Saud, do të kujtohet gjithnjë me nderim e respekt për kontributin e tij në drejtim të paqes e begatisë së vendit të tij. Kryeministri Berisha la një shënim në Librin e ngushëllimeve të hapur me këtë rast nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›