Korce zjarr tek parku Rinia
Një zjarr i fuqishëm ra në një sipërfaqe të madhe shkurresh në periferi të parkut “Rinia” në Korçë, por ndërhyrja e tre makinave zjarrfikëse në kohë të shpejtë bëri që flakët të pengoheshin dhe të mos depërtonin, ndërsa ishin duke rrezikuar një repart ushtarak aty pranë. Nga flakët u dogj një makinë e bllokuar nga policia, por që ishte një mjet i shkatërruar jashtë funksionit, ndërsa u rrezikuan edhe pemët e parkut. Brenda një kohe të shkurtër, zjarri u shua, ndërsa policia konstatoi se shkak i tij ishin bërë një grumbull mbeturinash.