Greqia prane marreveshjes per qeverine
Në Athinë po vijojnë negociatat për formimin e qeverisë së re në Greqi dhe shpallja e marrëveshjes mund të jetë dhe çështje orësh. Demokracia e re kërkon 9 ministri, Financat, Mbrojtjen, Rendin, Drejtësinë, Min. e Brendshme e të Jashtme, Zhvillimin, Turizmin dhe Marinën.
Tre partitë, liderët e të cilëve janë përfshirë në bisedime, Demokracia e re, PASOK dhe e majta demokratike e Fotis Kuvelis po akordojnë programet. Burimet nga Athina bëjnë të ditur se marrëveshja e arritur mund të shpallet mbrëmjen e sotme, ndërsa qeveria e re ditën e nesërme.
Duket se është rënë gjithashtu dakord për kryeministrin që do të jetë Antonis Samaras, i cili nga ana e tij u ka bërë ftesë të dy partnerëve të tij në qeveri, për të marrë postet e zv/kryeministrave.
Paralelisht me procedurat për krijimin e qeverisë, Samaras, Venizelos dhe udhëheqësi i së Majtës Demokratike, Kuvelis, po përgatisin edhe terrenin për krijimin e një grupi qeveritar që do të rinegociojë me partnerët dhe kreditorët, lehtësimin e kushteve të marrëveshjes së huase.