E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha niset në Davos për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri Sali Berisha u nis sot në mesditë në Zvicër, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos.

Ky Samit, që konsiderohet edhe Samiti më i rëndësishëm në historinë e këtij Forumi, do të fokusohet në trajtimin e problemeve të krizës ekonomike, me të cilat përballet ekonomia botërore, në reformat ekonomike dhe ndryshimet klimaterike. Në të marrin pjesë presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm nga mbarë bota, drejtorë dhe administratorë të institucioneve më të mëdha financiare, të korporatave të mëdha, mediave të mirënjohura etj..

Gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, Kryeministri Berisha, i cili shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Zoti Lulzim Basha, do të paraqesë në panelet e tij zhvillimet, reformat e ndërmarra në Shqipëri dhe suksesin e tyre, si dhe potencialet që ofron Shqipëria në fusha të ndryshme.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të zhvillojë edhe një sërë takimesh me personalitete të shquara të politikës, si me Presidentin çek Vaslav Klaus, Kryeministrin e Turqisë Tayyip Erdogan, Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeld, Kryeministrin e Pakistanit Syed Yousaf Raza Gillani, me Presidentin e Azerbaxhanit Ilham Aliyev, Zëvendëskryeministrin dhe Ministër i Jashtëm belg Karel De Gucht etj., si dhe me personalitete të fushës ekonomike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›