E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohen 4.2 milionë $ të Diverolit

Pasuritë e Efraim Diverolit janë zhbllokuar së fundi në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prokuroret e çështjes “Diveroli” zhbllokuan 4.2 milionë dollarë nga asetet e sekuestruara të tregtarit të armpve. Sipas gazetës “Miami Herald”, prokurorët e morën vendimin mbi bazën e provave se kjo shumë nuk vinte nga shitja e municioneve të ndaluara kineze.Efraim Diveroli, vetëm 23-vjeçar akuzohet se i ka shitur armë të ndaluara Pentagonit. Kompania e të riut hebre, “AEY”, i merrte fishekët kinez nga Shqipëria duke i ambalazhuar si fishekë të llojeve të tjera. Diveroli dhe tre punonjës së tjetër të kompanisë në fjalë po ndiqen në liri me kusht nga drejtësia amerikane.

Kontrata e Diverolit me Pentagonin kishte një vlerë 300 milionë dollarë. Nga këto, 10.3 milionë janë përfitime prej shitjes së municioneve kineze. Avokati po e mbron Diverolin, duke pretenduar se nuk ka shkelur ligjet amerikane, pasi municionet sipas tij, Shqipëria ia ka blerëe Kinës gjate luftës së ftohtë, pra shumë vjet përpara se embargoja amerikane të hynte në fuqi.

Kongresi amerikan ndaloi blerjen e armatimeve kineze ne 1989-ën pas ngjarjeve të përgjakshme ne sheshin Tienanmen ne Pekin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›