Berisha niset në Turqi për Forumin Ekonomik Botëror
Berisha ndodhet sot ne Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë lidhur me zhvillimet ekonomike në vend, me reformat, si dhe për sfidat e së ardhmes së Shqipërisë
TIRANE-Berisha u nis dje pasdite drejt Turqisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Ai është i ftuari i themeluesit të këtij forumi, Klaus Schwab. Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë lidhur me zhvillimet ekonomike në vend, me reformat në fushën e ekonomisë, për hapësirat që i janë krijuar biznesit për të ushtruar aktivitetin e tij, për investimet e shumta të huaja, kompani e firma dinjitoze në botë, si dhe për sfidat e së ardhmes së Shqipërisë. Gjatë zhvillimit të këtij forumi, Berisha do të takohet me një sërë personalitetesh pjesëmarrës në aktivitet, si kryeministrin e vendit, Taip Erdogan, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Shqipërisë, me kryeministrin e Pakistanit si dhe me presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në këtë aktivitet mes të tjerave do të diskutohet dhe për krizën financiare të tregjeve botërore dhe mundësinë e përballimit të saj nga të gjitha vendet bashkë. Dy ditë më parë kryeministri mori pjesë në forumin “The Economist” organizuar në Tiranë. Ndër të tjera Berisha theksoi si me gjysmë zëri se “retë e zeza të krizës do të duken edhe mbi Shqipëri”, por për përballimin e krizës do të gjendet mbështetja ndërkombëtare.
(d.b/BalkanWeb)