Festa e Republikes, Topi uron homologun turk

Presidenti i Republikes, Bamir Topi i ka derguar nje mesazh urimi homologut te tij turk me rastin e festes kombetare te Republikes. Ne mesazh kreu i shtetit thekson marredheniet e mira dhe lidhjet historike mes dy vendeve.
“Urimet me te ngrohta e me miqesore juve dhe nepermjet jush, popullit mik turk! Me kete rast, shpreh bindjen se niveli i shkelqyer i marredhenieve dypaleshe midis Shqiperise dhe Turqise dhe lidhjet miqesore e historike midis dy popujve tane do te zhvillohen e forcohen me tej ne te ardhmen, ne interes te bashkepunimit te frytshem midis dy vendeve tona”, eshte shprehur Topi.