Ruli: Kriza globale? Nuk jemi të imunizuar!
Në një intervistë për BBC-në, Ministri Genc Ruli deklaroi se pasojat e krizës ndërkombëtare mund të prekin në të ardhmen eksportet e Shqipërisë, fluksin e investimeve të huaja në vend dhe dërgesat e emigrantëve
TIRANE-Shqipëria nuk është e izoluar aq sa për të mos u prekur nga kriza globale, tha dje ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. Në një intervistë për BBC-në, ai deklaroi se pasojat e krizës ndërkombëtare mund të prekin në të ardhmen eksportet e Shqipërisë, fluksin e investimeve të huaja në vend dhe dërgesat e emigrantëve, që vlerësohen afro 1 miliard dollarë në vit.
Në ç’masë mund të preket ekonomia e Shqipërisë nga kriza aktuale e tregjeve ndërkombëtare të kapitalit?
Sigurisht që Shqipëria nuk është e izoluar nga ky treg global për të mos pësuar impakt. Shqipëria, duke mos pasur një hapje ekonomike ose një integrim tregtar të plotë me tregun rajonal evropian dhe atë botëror, vetvetiu është e prekur më pak, për sa u përket ndryshimeve që mund të ndodhnin në shkëmbimet tona tregtare me jashtë.
Cili do të ishte një nga sektorët që ju mendoni se do të prekej drejtpërsëdrejti nga kriza globale?
Ndikimi do të shfaqet kryesisht në eksportet tona, të cilat janë gati 90% të orientuara drejt vendeve të BE-së dhe çdo ulje e ritmeve të rritjes apo e kërkesës konsumatore në vendet e BE-së, vetvetiu mund të shfaqet me një rënie të këtyre eksporteve. Sigurisht, ky do jetë një impakt për këtë industri të re manifakturuese, që është ngritur dhe është e orientuar drejt eksportit, por fenomeni ndoshta izolohet vetëm në këtë masë, duke menduar që në fund të fundit, sektori i eksportit në tërë peshën e tij të ekonomisë, zë vetëm pak për qind.
Zoti ministër, dihet që ekonomia e Shqipërisë i ka sytë e drejtuar në një masë të madhe nga fluksi i investimeve të huaja. A nuk do të prekeshin investimet e huaja për shkak të krizës globale?
Janë shumë projekte madhore, sidomos ato të sektorit energjetik apo infrastrukturor, të cilat duan mbështetje të fuqishme financiare në nivelet e qindra milionë eurove, të cilat do jetë e vështirë, ndoshta, të sigurohen në masë të plotë në tregun e kapitaleve, në tregun financiar evropian apo botëror sot. Kjo mund të sjellë ulje të ritmit të realizimit të këtyre projekteve, ose ndoshta dhe ngrirjen e këtyre projekteve për të rifilluar në një moment të dytë, kur besimi në tregun financiar të jetë vendosur përsëri.
Një pjesë e ekonomisë shqiptare merr oksigjen të bollshëm nga kontributi, dërgesat e emigrantëve. A do të preken ato nga kriza globale?
Në varësi të shkallës sesa do të shfaqet ulja ekonomike apo recesioni në Europë. Faktori emigracion është mjaft i ndjeshëm ekonomikisht, qoftë për punësimin që kanë afro një milion e ca shqiptarë që janë në emigracion, të cilët, nëse vendet ku ata jetojnë preken nga rënia ekonomike, një pjesë e tyre mund të rrezikojnë dhe gjendjen e papunësisë. Kjo do të reflektohet, padyshim ndoshta, në një ulje të nivelit të remitancave, dërgesat, që ata bëjnë në Shqipëri, që janë një nga zërat e rëndësishëm të bilancit tonë të pagesave, duke përkeqësuar në këtë mënyrë, ndoshta, edhe bilancin valutor të pagesave, duke rritur pra në këtë rast, edhe deficitin dhe ekspozimin tonë në riskun financiar.
Kush janë “pikat tona të forta” në këtë krizë?
Përgjithësisht është pozitiv fakti që pikërisht se jemi një ekonomi në hapje e sipër, por jo ende e hapur, në integrim e sipër, por jo e integruar plotësisht, një ekonomi që ka një sektor financiar që kryesisht është sektor bankar, për më tepër kryesisht sektor i tipit të bankave tregtare dhe jo i bankave investuese, të gjitha këto bëjnë që Shqipëria, në tërësinë e ekspozimit ndaj krizës, të jetë ndër vendet që do ta ketë më të pakët dhe më të limituar impaktin e krizës.
(d.b/BBC/BalkanWeb)