BSH: E pandryshuar norma bazë e interesit në 6.25 %
Norma baze e interesit nuk ndryshon nga niveli 6.25 për qind. Ky vendim mbështetet në situatën e stabilizuar makroekonomike, në përputhjen e faktorëve të kërkesës dhe ofertës
TIRANE-Ka lënë në fuqi normën aktuale të interesit Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, i cili në mbledhjen e tij të djeshme, pasi mori në analizë zhvillimet më të fundit në inflacion, në tregun financiar dhe në aktivitetin ekonomik të vendit, vendosi të mbajë të pandryshuar, në nivelin 6.25 për qind, normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me afat maturimi njëjavor. Ky vendim mbështetet në situatën e stabilizuar makroekonomike, në përputhjen e faktorëve të kërkesës dhe ofertës dhe në parashikimet për presione të kontrolluara inflacioniste në periudhën e ardhme.
Sipas vlerësimeve të BSH-së, në muajin shtator 2008 inflacioni vjetor shënoi 2.7 për qind, ndërkohë që inflacioni mesatar vjetor në tremujorin e tretë të këtij viti zbriti në 3 për qind.
Gjatë tremujorit të dytë, sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve në ekonominë e vendit, regjistruan rritje të aktivitetit ekonomik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ecuria pozitive gjykohet të jetë nxitur nga kërkesa e lartë e brendshme në ekonomi. Kontributin kryesor në shifrën e realizuar të afarizmit ka vijuar ta japë sektori i shërbimeve, ndërkohë që në aktivitetin prodhues kontribuesi kryesor mbetet ndërtimi.
Gjatë vitit 2008, aktiviteti ekonomik në rang botëror është karakterizuar nga kushtet jo të favorshme ekonomike në ekonomitë e zhvilluara. Kriza financiare, krahas problemeve të vazhdueshme në sistemin bankar të ekonomive të zhvilluara, ka ndikuar negativisht aktivitetin ekonomik botëror. Inflacioni në nivel botëror mbetet në nivele të larta, megjithëse nivelet e tij po vijnë në rënie si pasojë e uljes së muajve të fundit në çmimet e mallrave bazë. Thellimi i krizës financiare ka rritur pasigurinë në lidhje me zhvillimet e ardhshme ekonomike dhe financiare në ekonominë botërore.
Gjatë periudhës janar-gusht 2008, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë arritën në 2.87 miliardë euro, duke qenë rreth 19 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2007. Eksportet u rritën me 20 për qind, ndërsa importet u rritën me rreth 19 për qind. Deficiti tregtar arriti në 1.63 miliardë euro, duke u thelluar me rreth 19 për qind në terma vjetorë.
Me gjithë ngadalësimin në 41.8 për qind të rritjes vjetore, kreditimi i ekonomisë vazhdon të jetë faktori kryesor i zgjerimit të ofertës së parasë. Rritja e portofolit të kredisë ka mbështetur kryesisht bizneset, ritmi vjetor i te cilit është barazuar me rritjen e portofolit të individëve prej 43%, thuhet në analizën e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)