Librazhd, regjistrohen sërish lëkundje tërmeti
Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në qytetin e Librazhdit. Epiqendra e tyre ka qenë fshati Kuturman i këtij qytetit. Fatmirësisht nuk janë regjistruar dëme materiale, përveç panikut tek banorët.
LIBRAZHD- Janë rikthyer sërish në qytetin e Librazhdit lëkundjet e forta të tërmetit. Lëkundje të tilla u shënuan edhe tri ditë më parë. Epiqendra e tyre është regjistruar në fshatin Kuturman të qytetit të Librazhdit. Lëkundje të njëjta janë ndjerë dhe në fshatrat e komunës Qendër në po të njëjtin rreth. Nga këto lëkundje nuk janë shënuar dëme materiale, përveç një paniku të përhapur tek banorët. Nga burime të rrjetit sismiologjik të Institutit të Gjeoshkencave, mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitude 3.5 rihter dhe intensitet në epiqendër 4.5 ballë. Kordinatat e këtij tërmeti janë shënuar 40 - 22 në veri dhe 20- 30 në lindje të Librazhdit. Ky termet pason atë të rënë gjatë ditës së dielë rreth orës 19 të mbrëmjes në qytetin e Librazhdit dhe atë të Elbasanit, ku për 90 minuta u ndien nga banorët deri në 5 lëkundje. Ndërkohë që lëkundje të lehta janë ndier edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë, por pa shkaktuar dëme. (a.r/news24/balkanweb)