E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i shumëkërkuar me precedentë kriminalë

Ekstradohet nga Belgjika i shumë kërkuari për vrasje Behar Bajri. 28 vjeçari nga Shkodra rezulton person me precedent të theksuar kriminalë Arrestimi Bajrit është bërë në lokalitetin Gent/Belgjikë, ku ky përdorte gjeneralitete false. 

BELGJIKE- Interpol Tirana, ka ekstraduar nga Belgjika të shumëkërkuarin Behar Bajri.
28 vjeçari nga Shkodra rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë. Arrestimi i tij u bë më 17 dhjetor të vitit të kaluar mbas një ndjekje sistematike të strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe falë bashkëpunimit e shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpolin dhe policinë belge. Behar Bajri rezulton të jetë autor i disa krimeve të rënda në qytetin e Shkodrës ndër të cilat, vrasjen me armë zjarri të policit Petrit Demiri, shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë,
autori i dyshuar për disa vrasje të kryera në Shkodër, ndërkohë që është arrestuar disa herë nga policia për armëmbajtje pa leje. Arrestimi Bajrit është bërë në lokalitetin Gent/Belgjikë ku ky shtetas përdorte gjeneralitete false me emrin Mitko Kamenov. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›