E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimet me anetaresine programi politik i PS-se nuk bind

Programi politik me të cilin Partia Socialiste do të prezantohet në zgjedhjet politike të vitit 2013, nuk ka gjetur mbështetje në elektorat. Gjatë një takimi që Sekretari për Programin, Ilir Beqja ka zhvilluar me minatorët e Përrenjasit në Librazhd, është premtuar ulja e moshës së pensionit, rritja e pensionit dhe vënia në efiçencë e minierave. Por minatori Çelik Belba replikoi duke deklaruar se ishte pikërisht PS-ja ajo që hoqi statusin e minatorit, duke ulur vlerën e pensionit dhe ishte pikërisht programi socialist ai që bëri që të shpërbleheshin në atë kohë në mënyrë qesharake.
Përfaqësuesi socialist u shpreh se PS mund të ketë bërë gabime në të kaluarën por sipas tij pas ardhjes në pushtet do t’i ndreqë atë. Por edhe në takime me grupe të tjera interesi, ky program ka qenë i pakuptueshëm dhe objekt kundërshtimesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›