Berisha ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania, Meta: Ai s’ka shkelur ligjet e SHBA, Rama po

“Berisha nuk ka shkelur asnjëherë ligjet e SHBA, gruaja e Bilalit po”. Ky ishte qëndrimi Ilir Metës kur u pyet nëse do të bashkëpunonte me Sali Berishën, i cili është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe. Pavarësisht “non gratave”, Meta tha se ai do të bashkëpunonte me Berishën për interesin e Shqipërisë dhe se nuk kanë për t’u bërë pjesë e lojërave të Ramës.
‘Mos më pyesni më për Berishën Non Grata sepse këtë përgjigje kam. Këto janë pyetje nga Edi Rama. Për një gjë jam i sigurt se Berisha nuk ka shkelur asnjëherë në ligjet e SHBA-ve, ndryshe nga gruaja e Bilalit i shkeli të gjitha dhe e mbylli me një marrëveshje çështjen e tij. Dhe unë s’kisha ç bëja kur bashkëpunova me PS. Pavarësisht Non gratave ne kemi interesin tone, nuk kemi për të bërë lojërat e Ramës”, tha Meta.
I pyetur se prej 30 vitesh në politikë janë sërish të njëjtat figura, Meta tha se të rinjtë të dalin dhe të denoncojnë krimin dhe të marrin partitë dhe jo të rrinë hyzmeqarë patronazhistë.
“Problemi i tyre është se shumë të rinj që janë marrë me politikë kanë frikë nga vota e lirë. Të rinjtë të punojnë më shumë se Sali Berisha dhe t’ia marrin partinë. Ta denoncojnë mafian, krimin, korrupsionin se Sali Berisha. Jo të rrinë si hyzmeqarë patronazhistë. Këto janë problemet”, tha Meta.
/rtsh.al/