E Diel, 1 Nëntor 2026

Marcelo Lipi mund te jete trajneri i ri i Lacios

Ende nuk ka marrë fund historia mes klubit dhe trajnerit, por skenarët kanë nisur të ngrihen. Marçelo Lipi është ideja e presidentit të Lacios, Klaudio Lotito, të paktën sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ndërsa bëhet fjalë për sezonin e ardhshëm.
Ish-trajneri i Italisë dhe i Juventusit, kampion i botës dhe fitues i titullit në Itali dhe në Europë. Besohet se është ai i përzgjedhuri, por gjithçka mund të realizohet nëse dy plotësohen dy kushte. Reja largohet dhe Lipi pranon.
Vetë trajneri në ikje shprehet se po pret sinjale nga klubi, pasi e ka bërë hapin e tij, ndërsa nuk përjashtim edhe kthesa të forta e të papritura të ngjarjeve.
Ndërkaq, në emër të Lacios flet Igli Tare. “Mendoj se Reja edhe mund të qëndrojë, - thotë shqiptari, - nuk mendoj se po e teprojmë me trajnerët dhe takimi i ardhshëm me Rejën do të jetë shumë i tensionuar. Gjithçka bëhet për Lacion, pasi jemi në vend të tretë dhe duam të mbetemi po këtu”.
Reja i dorëzoi dorëheqjen klubit pas një konflikti që ndodhi të martën, menjëherë pas humbjes 1-5 në Palermo, ndërsa Lacio tani u eleminua edhe nga Liga e Europës pasi humbi 0-1 ndeshjen e dytë në Madrid ndaj Atletikos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›