Berisha nuk njeh as Kushtetutën: Neni 155 është për taksat, jo për referendumet
Sali Berisha vazhdon të bëj gafa publikisht dhe me referencat ndaj Kushtetutës. Në daljen e tij publike sot, Berisha duke folur për vendimin e PD-së që të çojë në referendum çështjen e imunitetit, ju referua nenit 155 të Kushtetutës së vendit.
“Ky nen autorizon Këshillin e Ministrave, si institucion për të drejtën për të kërkuar mbajtjen e referendumit, autorizon 50 mijë qytetarë, autorizon 1 të pestën e parlamentit. Midis këtyre këshillime të shumta nga deputetë dhe juristë, sugjeruan të jenë deputetët, pasi ata ishin për 10 vite me radhë promotorë të këtij procesi dhe meqenëse hasin gjithnjë në një mur absurd le të kenë vendosmërinë t’i drejtohen popullit”, tha Berisha.
Nëse shfletoni Kushtetutën, do të shihni se Neni 155 ka të bëjë me financat publike.
Neni 155
Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund ti jepet fuqi prapavepruese.
Me siguri Berisha e ka pasur fjalën për nenin 150, por në mendjen e tij si problem më serioz qenkan taksat që nuk mbledh Ritvani, se sa referendumi.