E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nuk rikonfirmohet kryeministërNga Tema Kutitë e rregullta të votimit janë numëruar ditën e djeshme, duke e lënë garën në barazim mes palëve, e duke mos i dhënë kështu mundësi kryeministrit aktual të rizgjidhet. Tashmë gjërat kanë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha nuk rikonfirmohet kryeministërNga Tema

Kutitë e rregullta të votimit janë numëruar ditën e djeshme, duke e lënë garën në barazim mes palëve, e duke mos i dhënë kështu mundësi kryeministrit aktual të rizgjidhet.

Tashmë gjërat kanë kaluar në duart e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe te Kolegji Zgjedhor, që duket se do jetë instanca e fundit që mund të vendosë për fatin e fituesve. Por, sërish, nëse gjykimi i saj do jetë korrekt, mandatet do të ngelen të ndara në mënyrë të barabartë.

Socialistët pretendojnë se kanë shans për të marrë një mandat deputeti në Berat, por dhe në Fier ku janë shpallur disa kuti të parregullta, ndërsa demokratët kanë pretendime se mund të marrin një mandat në qarkun e Lezhës, për shkak të disa kutive të panumëruara.

Zona e Bushatit, ku demokratët kishin pretendime se mund të përmbysnin rezultatin në favor të tyre për të marrë tetë deputetë, ka rezultuar fatale për ta, duke e lënë rezultatin në gjithë qarkun shtatë me katër.

Demokratët nga ana e tyre dje për herë të parë shpallën fitoren, por pa sqaruar se ku kishin fituar. Nën zë ata kanë deklaruar se një deputet i LSI, Dritan Prifti, iu është bashkuar atyre. Një fakt i tillë është bërë më vonë publik nga vetë Prifti në orët e vona. Ai ka deklaruar se vota e tij nuk do të shkojë për Edi Ramën. Por ajo çka bie në sy është se tashmë edhe një tjetër deputet i LSI, Lefter Koka ka bërë një deklaratë të dyshimtë duke lënë të hapura hamendësimet për kalim tek e djathta.

Por në një deklaratë të mëvonshme, kryetari i LSI, Ilir Meta, e ka quajtur deklaratën e Priftit si një deklaratë emocionale.

Duket se emocionet e Priftit mund të jenë dhe një test për të provuar qëndrimin e Ramës.

Mediet e huaja megjithatë kanë raportuar se shanset janë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, me një qeveri teknike që do përgatisë terrenin për mbajtjen e tyre në fillim të vjeshtës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›