Berisha-opozites: Jua sjell Fazllic ne Kuvend

Berisha ka shprehur gatishmerine e tij per te dale perpara opozites bashke me Fazllic.
“Ua sjell ketu po te doni zotin Fazllic. Nese s’keni frike prej tij pranoni te me degjoni. Po te doni nuk e sjell. E pres me kenaqesine me te madhe mocionin. Vetem te pregatitemi per transparencen me te madhe ne historine e ketij vendi, larg skenes se krimit. Une vetem kaq dua. Por ju keni frike prej tij”, eshte shprehur Berisha.
Por opozita nuk i kurseu akuzat e saj. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS, Erjon Brace perfshiu ne aferat sipas tij te paligjshme me biznesmenin Fazllic edhe ministrin e Jashtem Lulezim Basha.
“Kryeministri eshte i perfshire ne marredheniet kriminale mes Shqiperise, Bosnjes dhe Qipros, ne pastrimin e shifrave te medha te parave. Damir Fazllic ka hapur ne Shqiperi 6 shoqeri, disa prej te cilave mbeshteten nga ministri i Jashtem Lulezim Basha dhe nuk paguajne asnje detyrim. Ato kane borxhe te medha”, ka pohuar Brace.
Nga radhet e opozites akuza kane ardhur edhe nga kryetarja e grupit parlamentar te PS Valentina Leskaj dhe deputetja Arta Date.