E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret presidentin e senatit çek Sobotka

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka pritur sot në një takim homologun çek Premysl Sobotka. Në këtë takim Topalli e ka konsideruar Çekinë një shtet mik i Shqipërisë. 

TIRANË - Çekia është një vend i rëndësishëm në proceset integruese të Shqipërisë. Kështu është shprehur kryetarja e Kuvendit Shqiptar Jozefina Topalli pas takimit me homologun çek Premysl Sobotka. Topalli duke e konsideruar një shtet mik Çekinë e ka vënë theksin në krijimin e një bashkëpunimi ekonomik ndërsa ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
Ndërkaq edhe presidenti i senatit çek ka përshëndetur frymën e bashkëpunimit ndërmjet Çekisë dhe vendit tonë. Sipas tij këtë e dëshmoi edhe ratifikimi i hyrjes së Shqipërisë në NATO. Sikurse marrëdhëniet politike që janë të shkëlqyera Sobotka ka uruar të vijonë edhe bashkëpunimet në sfera të tjera.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›