Kuvend, jo në renddite votimi përrregulloren
TIRANE-Ndryshe nga sa pritej, sot Kuvendi ka hequr nga rendi i ditës ndryshimet në rregullore për mënyrën e shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli në nisje të seancës nuk lexoi asnjë nga pikat e lartpërmendura që duhet të ishin përfshirë në rendin e ditës.
Në vazhdim të seancës parlamentare, ka qënë kryeministri Sali Berisha që përmendi cështjen e dekreteve ku theksoi se nuk mund të votohen njësoj dekretet e Presidentit me ato të komisioneve të ligjeve.
“Të gjitha vendet demokratike, dekretet e presidentit i votojnë hapur, modeli që ishte ishte alla shqiptar, nuk mund të votohen njësoj dekretet e presidentit me ato të kryetarit të komisionit të ligjeve. Ndryshimet bëhen mbi baza praktike jo mbi baza inatesh”, tha Berisha.
Paketa për amendimin e dokumentit më të rëndësishëm që rregullon jetën parlamentare, e propozuar nga deputetë të maxhorancës, parashikonte votimin e hapur të dekreteve të presidentit, sikundër veprohet në rastin e miratimit të ministrave dhe buxhetit të shtetit. Deri tani votimi i dekreteve të kreut të shtetit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese bëhej me kuti ose i fshehtë me elektronikë.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i mbledhur dje në mesditë u shpreh kundër amendimit të rregullores së Kuvendit, që synon ndryshimin e mënyrës së shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës. Grupi i PS-së vlerësoi se “ ndryshimet e propozuara nga maxhoranca të ndërmarra në mënyrë të njëanshme bien ndesh me praktikat më të mira parlamentare europiane të rregulloreve të funksionimit të parlamenteve”.
(d.b/BalkanWeb)