Flamurtari gjen akordim me Devi Muken

Flamurtari ka arritur një marrëveshje me ish-kapitenin e Tiranës, Devi Muka. “Vlonjati fluturues” rikthehet pas 13 vitesh në Vlorë, atje edhe ku u rrit si futbollist.
Te Flamurtari kanë firmosur edhe Daniel Xhafaj, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, (18 gola me fanellën e Besës) dhe mesfushori i fuqishëm Bledar Devolli (nga Tirana). Daniel Xhafaj do të përfitojë 70 mijë euro në sezon, ndërsa Bledar Devolli do të përfitojë 60 mijë euro në sezon.
Te Flamurtari ende nuk ka nënshkruar sulmuesi Migen Memelli, golashënuesi më i mirë i skuadrës vlonjate (15 gola sezonin e kaluar, nga këto 14 me Flamurtarin).
Klubi vlonjat, 1 herë kampion i Shqipërisë (1990-1991) dhe 3 herë fitues Kupës së Shqipërisë (1988, 1985, 2009), konfirmoi për edicionin e ardhshëm Artan Sakajn, Gerhard Prognin dhe Njazi Lenën.
Mesfushori i avancuar i Flamurtarit, Odise Roshi (19 vjeç, 3 gola sezonin e kaluar) nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me klubin e njohur të kryeqytetit francez, Paris Saint Germain. Klubi i Flamurtarit do të përfitojë 250 mijë euro nga shitja e lojtarit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 16 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili