E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekim Bala transferohet te Gençlerbirligi

Bekim Bala, sulmuesi i talentuar shkodran (19 vjeç, 17 gola në të dy kompeticionet, kampionat e kupë) do të luajë për skuadrën turke Gençlerbirligi.

Sipas faqes zyrtare të klubi turk, lojtari i Kombëtares U-21, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare në një prej kampionateve më të forta në botë.

Vllaznia pritet të përfitojë rreth 300 mijë euro.

Te Gençlerbirlixhi sezonin e ardhshëm do të luajë edhe mbrojtësi kosovar i Kombëtares, Debatik Curri (do të përfitojë 200 mijë euro në sezon).

Turqia është në vend i njohur për klubin shkodran, pasi para dy sezonesh u transferuan te Hacetepe, Gilman Lika, Admir Teli (aktualisht në Azerbajxhan) dhe Xhevair Sukaj (aktualisht në Egjipt).

Më parë në Turqi kanë luajtur edhe Vioresin Sinani.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 16 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›