Gr. G, Brazili -Koreja e Veriut 2-1

Brazili regjistroi një fitore të ngushtë 2-1 me Korenë e Veriut, ekipin më të dobët ën “grupin e vdekjes”, pavarësisht se kontrolloi totalisht lojën (67%-33%, zotërimi i topit, 9-6 goditjet në portë).
Pas një pjesë të parë dëshpëruese, Brazili, pesë herë kampioni i botës, shpërtheu në të dytën, por meritën e madhe të lehtësimit të trajnerit Karlos Dunga nga sulmet e vazhdueshme shtypit sportiv të vendit të tij e ka mbrojtësi i Interit, Maikon (55’).
Pas këtij goli, Brazili u qetësua dhe gjeti një gol manual nga Elanio (72’) pas një skeme gati me lëvizje robotike.
Dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullti, Ju-Nam Ji, i shpëtoi bukur mbulimit të mbrojtjes braziliane duke shënuar golin e nderit për Korenë e Veriut.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili