E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i medias audiovizive OSBE-ja paraqet ekspertet e saj per draftin final

Kuvendi Debat ne Komisionin Parlamentar. Kerkohet raportimi i Pollos

OSBE-ja kerkon te jete e pranishme ne procesin e implementimit te verejtjeve te saj ne draftin final per Median. Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Medias deputetja socialiste Valentina Leskaj ne mbledhjen e djeshme beri publike kerkesen e OSBE-se per te qene e pranishme ne perfshirjen e mendimeve te eksperteve te ketij organizmi ne projektligjin e ri te medias. Drafti Per transmetimet me ze dhe/ose figure ne Republiken e Shqiperise ka pasur nje sere verejtjesh nga ana e OSBE-se e cila tashme kerkon te atashoje specialistet e saj prane grupit te eksperteve qe po shqyrton rekomandimet e nderkombetareve. Ne te perfshihen edhe verejtjet e Keshillit te Europes. Komunikimi interaktiv do te na jepte ne mundesine qe ne pjesen me te madhe ku ata jane jo kompetente sepse keshtu e thane edhe vete per shume komente dhe nderhyrje qe ka bere OSBE-ja ti japim pergjigje dhe te nderhyjme ne draft. Ai grup pune nuk eshte kompetent per ceshtje qe kane te bejne me lirine e shprehjes apo me kufizimet qe u bejme ne ketyre organeve. Ata thane se do te nderhyjne vetem me ceshtje te karakterit teknik. Pjesa me e madhe e grupit te punes jane inxhiniere dhe juriste tha deputeti socialist Alfred Dalipi. Ndersa nenkryetari i komisionit Mark Marku theksoi se ky eshte nje produkt i Komisionit dhe Parlamentit dhe kur te diskutohet ne Kuvend do te ekzistoje mundesia te permiresohet apo te ndryshohet. Nje tjeter ceshtje e ngritur eshte edhe mungesa e strategjise se qeverise per transmetimet dixhitale. Per kete Leskaj u shpreh se duhet te thirret ne nje seance te posacme degjimore ministri i Inovacionit Genc Pollo per te shpjeguar se kur do te jete gati nje strategji e tille. Mosmiratimi i nje strategjie te tille do te sjelle qe ligji i ri i medias te jete serish objekt i ndryshimit. Ky ligj pa strategjine eshte i deshtuar sepse po rikthehet prape ne Parlament por nderkohe nuk kemi asnje lloj informacioni se ku eshte puna me strategjine. Une do te sugjeroja qe ne te therrasim perfaqesuesit e qeverise te na thone se ku jane me procesin e strategjise dixhitale sepse jemi shume te vonuar. Kufiri per kalimin e transmetimeve dixhitale ka qene 2012-a dhe me keto hapa as qe behet fjale qe te arrihet tha Leskaj. Ne mbledhjen e komisionit grupet e interesit kane kerkuar qe te rishikohen disa nene te cilat jane selektive dhe aspak koherente me tregun aktual sic eshte edhe propozimi per celjen e gares ne tregun e transmetimeve numerike. Jemi kunder celjes se gares per konkurrim per licenca pasi gara jo vetem ka vite qe ka nisur por tashme eshte realitet edhe procesi i dixhitalizimit qe ka ecur ne terren shume me shpejt se ligji. Propozojme qe projektligji te kete nje nen te vecante ku te percaktoje qe kanalet kombetare valore dhe satelitore bashke me kanalet publike qe i ka parashikuar ligji te vendosen me detyrim ne cdo platforme numerike dixhitale. Propozojme qe ligji te parashikoje kriterin per ndarjen e reklames shteterore e cila deri me sot per sa u perket televizioneve lokale ka funksionuar vetem ne kohen e zgjedhjeve. Ftoj autoret e ketij projektligji te shohin edhe nje here realitetin qe eshte sot thote Vladimir Mihali nga Shoqata e Rrjetit Kabllor dhe Valor. Ndersa Shkelqim Bylykbashi i Klubit Shqiptar te Medias e cilesoi si problematik vendosjen e ministrit te Inovacionit si kontrollor i Keshillit Kombetar te Transmetimeve KKT-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›