E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropa me sytë nga Greqia e hedhur në grevëNga Jonny Dymond, BBCPunonjësit e sektorit publik në Greqi janë hedhur në grevë në shenjë proteste ndaj masave të njoftuara nga qeveria për të luftuar defiçitin buxhetor. Shumë shkolla pritet të qëndrojnë t

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Evropa me sytë nga Greqia e hedhur në grevëNga Jonny Dymond, BBCPunonjësit e sektorit publik në Greqi janë hedhur në grevë në shenjë proteste ndaj masave të njoftuara nga qeveria për të luftuar defiçitin buxhetor.
Shumë shkolla pritet të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa në spitale do të funksionojnë vetëm shërbimet e urgjencës.
Qeveria kërkon të ul rrogat dhe pensionet dhe të rishikojë sistemin e taksave.
Tregjet financiare dhe politikanët në mbarë Evropën janë duke e ndjekur me vëmendje situatën në Greqi.
Vendi është vënë nën presion për të caktuar për uljen e shpenzimeve në buxhet, pasi zbuloi se defiçiti i lartë mund të kërcënonte kredibilitetin e euros.
Politikanët në mbarë Evropën dhe tregjet financiare në mbarë botën do ta ndjekin grevën në Greqi, jo sepse ka ndonjë gjë të re për punëtorët grekë që hidhen në grevë.
Arsye është fakti që paketa e masave, kundër të cilave protestohet, është pjesë kritike e planeve të qeverisë për të reduktuar defiçitin buxhetor.
Çdo shenjë që tregon dobësi të qeverisë në vendosmërinë e saj, mund të sjellë një shitje masive të bonove dhe aksioneve në ato tregje të shqetësuara se mund të mbeten të varura nga vendet evropiane që janë të zhytura në borxhe.
Punonjësit e sektorit publik në Greqi nuk do të preken aq rëndë sa ata në Irlandë.
Megjithatë ata ankohen se punëtorët e paguar më pak, do të vuajnë ndërsa të pasurit i shmangen taksave pa u ndëshkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›