Dështimi përfundimtar i qeverisë Berisha- MetaNga Erion BraçeDje, Kryeministri Sali Berisha, në një mbledhje okulte me disa prej përgjegjësve kyç për grabitjen e pasurisë publike, urdhëroi: “Shitjen e pothuaj gjithçkaje përveç shkollave, spitaleve,
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Dështimi përfundimtar i qeverisë Berisha- MetaNga Erion BraçeDje, Kryeministri Sali Berisha, në një mbledhje okulte me disa prej përgjegjësve kyç për grabitjen e pasurisë publike, urdhëroi:
“Shitjen e pothuaj gjithçkaje përveç shkollave, spitaleve, digave e ndonjë gjëje tjetër të parëndësishme”.
Në kuptim të Kryeministrit, bëhet fjalë për gjithë pasurinë kombëtare të krijuar në këtë vend qysh prej vitit 1912, madje duke përfshirë edhe tokën!
Urdhëri i djeshëm i Kryeministrit, dëshmon për:
- thellimin e krizës ekonomike në vend dhe përhapjen e gjerë të saj
- boshatisjen e pa precedent të arkës së shtetit
- mungesën kronike të parave për funksionet kushtetuese e administrative të shtetit; mungesën e parave për përmbushjen e detyrimeve ligjore për paga e pensione; mungesën e parave për përmbushjen e detyrimeve ligjore e sociale për pagesa të faturave ndaj shtresave të gjera në nevojë; mungesën e parave për përmbushjen e detyrimeve për shërbime publike, arsim shëndetësi kryesisht; mungesën e parave për përmbushjen e objektivave themelore të zhvillimit, investimeve publike posacërisht.
Urdhri i djeshëm i Kryeministrit, paralajmëron për:
- dështimin përfundimtar të qeverisë së Sali Berishës e Ilir Metës në përballimin e krizës ekonomike
- mungesën e një plani serioz, të qartë dhe të efektshëm, shpëtimi të ekonomisë së vendit, në rrënim prej krizës dhe vendimmarrjes së tyre të korruptuar
- nisjen e një vale të re grabitjeje të pasurisë publike që nuk shpëton ekonominë e vendit por pa asnjë mëdyshje do të pasurojë edhe me familjet në pushtet
PS vlerëson se, të nxjerrësh në shitje gjithë pasurinë kombëtare të vendit duke përfshirë edhe tokën, në kushtet e krizës ekonomike, nuk është thjesht mungesë vizioni, por një krim i qëllimtë për të shitur e blerë më të lirë, nisur nga qëllime korruptive e përfitime të mëdha personale, në ikje e sipër!
Sali Berisha po nxjerr në shitje gjithçka, si garanci për borxhet e reja që do të marrë deri në maj, në përputhje me skemën e tij të shlyerjes së borxhit me borxh! Kjo është hipoteka e tij!
PS kërkon tu bëjë me dije shqiptarëve se si pasojë e politikave thellësisht elektorale të Sali Berishës, rritjes se borxhit që i financoi ato, fatura e borxhit për tre vitet në vijim do të jetë:
- në 2010: 52.2 mld lekë
- në 2011: 59.5 mld lekë
- në 2012: 90.2 mld lekë
Pra, në 3 vite, do të paguajmë mbi 202 mld lekë borxhe ose mbi 2 mld dollarë! Të barabarta me 2 vite e gjysëm investimesh publike! As paratë e shitjes së gjthçkaje nuk do të mjaftojnë për të paguar këtë borxh!
Për ta bërë më të thjeshtë: rritja e lartë e borxhit publik e ka cuar atë, këtë vit, në nivelin e 60% të GDP! Pra në çdo 100 lekë prodhim, 60 lekë janë borxh!
Çdo gjë bëhet edhe më e rëndë në kushtet kur ky borxh nuk po financon zhvillimin, por shlyerjen e borxheve të marra më parë, në kushtet e rënies së madhe të të ardhurave!
Ky është cikli i frikshëm i krizës, të ardhurat do të vijojnë të bien edhe më, për shkak të rënies së dukshme të rritjes ekonomike.
Pra, paratë do të vijojnë të mungojnë. Efekti i menjëhershëm do të jetë shkurtimi i shpenzimeve publike. Efekti më i pritshëm i tyre është humbja masive e vendeve të punës, tani edhe në administratën publike, shërbimet jetike, duke nisur nga arsimi e shëndetësia!
Pikërisht, humbja e vendeve të punës ka nisur: po ju marr si shembull arsimin: vetëm këtë javë në Berat kanë humbur vendet e punës mbi 60 mësues për shkak të mungesës së parave, secili me nga 25-33 vite pune; ndërkohë qeveria ka miratuar ditët e fundit të janarit, përtej shkurtimeve që po ndodhin, shkurtimin edhe të 1300 vendeve të tjera të punës deri në maj!
Ky është vetëm fillimi! Sali Berisha ka thënë se do të rrijë në pushtet deri në 2035-ën!