E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, reagon edhe OSBE

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli priti pasditen e se martes, ne nje takim te kerkuar prej saj dhe pa pranine e mediave, zv/ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, Aleks Finen. (UPDATE)

Pas njoftimeve per shtyp te nxjerra si nga Kuvendi edhe nga prezenca e OSBE-se ne Tirane, duket se palet kane qendruar ne pozicionet e tyre te meparshme ne lidhje me ligjin per pastertine e figures se zyrtareve te larte.

Kryetarja Topalli eshte shprehur se personalisht e konsideron kete ligj nje arritje dhe nje ligj te standardeve.

Kurse njoftimi i prezences se OSBE-se, citon zv/ambasadorin Finen sipas te cilit Ligji per Pastertine e Figures i miratuar nga Kuvendi duhet te permbushe kerkesat e nje vendi qe bazohet mbi shtetin ligjor.

Ne vecanti duhen respektuar plotesisht dispozitat perkatese te Kushtetutes dhe standartet e pranuara nderkombetare.

OSBE-ja e mbyll njoftimin e saj me gatishmerine per te ndihmuar, ne rast se kjo gje i kerkohet nga qeveria shqiptare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›