Berisha për "Al Jazeera",kërkon njohje të Kosovës

Kryeministri Sali berisha u bën thirrje vendeve të Konferencës Islamike për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e liderit të qeverisë shqiptare është bërë nëpërmjet televizionit prestigjioz Al Xhazira, ku është ftuar të jetë pjesë e një interviste. Me këtë kërkesë Berisha i bashkohet nismës së shqiptarëve të cilët i kanë dërguar kësaj konference një peticion për njohjen e shtetit më të ri në botë. Shefi i kabinetit të qeverisjes shqiptare, ka shtuar gjithashtu se ky akt ëhstë një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon."Njohja e pavarësisë është me rëndësi fondamentale nga kombet arabe dhe vendet anëtare të konferencës islamike",u shpreh Berisha.Njohja e pavarësisë është me rëndësi fondamentale nga kombet arabe dhe vendet anëtare të konferencës islamike. Të gjitha këto vende mike në vitin 1994 votuan rezolutën e Kombeve të Bashkuara ku kërkohej zgjidhja e çështjes së Kosovës. Që atëherë janë kryer shfarosje kriminale nga serbët dhe Millosheviçi në Kosovë. Më shumë se një milionë persona u deportuan, u vranë dhe u zhdukën me mijëra të tjerë. Që nga shkurti i vitit të kaluar Kosova është njohur nga 55 vende askush prej tyre nuk e ka njohur Kosovën për të shpërblyer shqiptarët apo për të ndëshkuar serbët, për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.Shefi i qeverisë shqiptare ka shtuar gjithashtu, se Shqipëria si vend anëtar i Konferencës Islamike duhet të ketë një rol më të rëndësishëm brenda saj sidomos kur ka keqkuptime mes besimeve dhe rajoneve.Kryeministri i vendit Sali berisha ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar, ku përveç përpjekjeve për afrimin e biznesit, po lobon në Konferencën e Vendeve Islamike për njohjen e pavarësisë së Kosovës.