E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha- Varvitsiotis vlerësojnë marrëdhëniet mes dy shteteve

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në një nivel shumë të mirë. Kjo gjë është konfirmuar gjatë një takimi që ministri i Jashtëm Lulzim Basha pati me Zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Miltiadis Varvitsiotis, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Shqipëri. Dy bashkëbiseduesit trajtuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, duke vlerësuar si të shkëlqyer nivelin e tyre, si dhe u bisedua lidhur me anëtarësimin së afërmi të Shqipërisë në NATO dhe procesin e integrimit në BE. Ministri Basha e njohu z. Varvitsiotis me kuadrin e gjerë të zhvillimeve politike dhe ekonomike të Shqipërisë, të ecurisë së reformave për plotësimin e angazhimeve në proceset integruese. Ndërsa nga ana e tij, Zv. ministri i Jashtëm grek Varvitsiotis vlerësoi hapat e bëra në Shqipëri për realizimin me sukses të reformave dhe projekteve të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe theksoi se forcimi i bashkëpunimit ekonomik, përbën prioritet për qeveritë e vendeve tona, veçanërisht në këto momente të krizës ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›