Berisha neglizhon ndërkombëtarët, Shqipëria do të kandidojë në qershor për në BE

Intervistë e kryeministrit Berisha, dhënë për AFP
Edhe pse ndërkombëtarët kanë porositur qeverinë shqiptare për mosaplikim të vendit brenda presidencës çeke, kryeministri Berisha ka përsëritur qëndrimin e tij pro aplikimit deri në fund të qershorit, edhe pse sipas tij kriza ekonomike dhe të panjohurat rreth ratifikimit të traktatit të Lisbonës nuk janë të favorshme për sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë, gjatë një interviste dhënë për agjencinë franceze AFP, ka ritheksuar se Shqipëria do ta paraqesë kërkesën për kandidaturë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deri në fund të qershorit pasi më 28 qershor mbahen zgjedhjet parlamentare. Ramë dakord për të paraqitur kërkesën. Çekia, si kryesuese e radhës e BE-së, në parim, ia ka dhënë dritën e gjelbër Shqipërisë që deri në fund të qershorit të sivjetmë ta paraqesë kërkesën për kandidaturë, por asnjë datë nuk është caktuar ende, u shpreh kryeministri Berisha. Sipas kreut të qeverisë, Komisioni Evropian ka vlerësuar se zhvillimi normal i zgjedhjeve është një prioritet para se Shqipëria të paraqesë kërkesën për kandidaturë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e thellë për anëtarësimin së afërmi të vendit të tij në NATO, në muajin prill, duke e vlerësuar këtë si ngjarjen më të madhe për vendin, pas pavarësisë, nga perandoria otomane, në vitin 1912, duke siguruar se vendi ishte i hapur për çdo gjë që mund ti kërkonte Aleanca Atlantike. "Është një ëndërr që po bëhet realitet, ka theksuar Berisha gjatë intervistës së dhënë për AFP. Ndërkaq, duke iu drejtuar shteteve anëtare të Bashkimit Europian, sipas tij një ngadalësim i vrullit të zgjerimit, rrezikon të shkurajojë opinionin publik, që në Shqipëri është shprehur në shumicën dërrmuese për anëtarësimin në BE. Ndër të tjera, kryeministri Berisha shprehu besimin se BE-ja do të dijë të vlerësojë "përpjekjet tona" veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vitin 2005, ky vend mbizotërohej nga krimi i organizuar. Qytete, fshatra, rrethe të tëra ishin një lloj protektorati i krimit të organizuar. Ky i fundit kontrollonte doganat, pikat e kalimit kufitar, portet, theksoi ai. Duke pasqyruar një panoramë të ditëve të sotme, kreu i qeverisë premtoi tolerancë zero ndaj kundër krimit të organizuar. Sot, më tepër se një mijë kriminelë, që fshiheshin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në hotelet me pesë yje në metropolet eruopiane, i janë dërguar drejtësisë, vijoi Berisha.
Me paraqitjen e kandidaturës së vendit të tij në Bashkimin Europian, kryeministri sigurisht që ka pasur si pikësynim zgjedhjet legjislative të 28 qershorit, duke shpresuar që të përfitojë nga kjo iniciativë përpara shqiptarëve. Komisioneri europian për Zgjerimin, Olli Rehn, theksoi së fundi përpara disa mediave shqiptare se zhvillimi i mbarë i këtyre zgjedhjeve, konform standardeve europiane, ishte për Brukselin thelbësor dhe prioritar, përpara se Shqipëria të përparojë drejt perspektivave të saj europiane, e thënë ndryshe me paraqitjen e kandidaturës për statusin e vendit kandidat të BE-së. Zgjedhjet në Shqipëri, që prej rënies së komunizmit në fillim të viteve '90, gjithmonë kanë lënë vend për kontestime dhe incidente mes grupimeve politike rivale. Megjithatë, Shqipëria ka miratuar së fundi një ligj të ri elektoral që pritet të bëjë të mundur shmangien e manipulimeve të ndryshme. Disa shtete anëtare të Bashkimit Europian e shohin me ngurrim paraqitjen e kandidaturave të reja në BE, ndërkohë që kriza institucionale e Bashkimit Europian, me ratifikimin që po i bëhet traktatit të Lisbonës dhe që u ndërprerë me referendumin e Irlandës, nuk është zgjidhur ende. Paraqitja e kandidaturës është vetëm hapi i parë drejt sigurimit të statusit të vendit kandidat, që mund të zgjasë shumë dhe që sigurisht kërkon miratimin e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Opozita e majtë shqiptare e ka kapur këtë argument duke këmbëngulur në paraqitjen e kandidaturës pas zgjedhjeve legjislative. Një paraqitje e tillë rrezikon, sipas saj, të mbetet pa efekt për shumë kohë. Gjatë intervistës, Berisha e ka pranuar se kriza aktuale, e karakterizuar nga rritja e papunësisë, mund të krijojë një ndjenjë ngurrimi tek europianët.