Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës, memorandum harmonizimi mes dy palëve
Bashkëpunimi i Kuvendit të Shqipërsië me atë të Kosovës, do të konkretizohet nëpërmjet nënshkrimit të memorandumit të përbashkët nëpërmjet dy vendeve, për harmonizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo ka qenë një ndër temat kryesore të takimit midis Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe anëtarëve të Komisionit për Mandatet, Imunitetet dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Ahmet Isufi.
"Përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës nuk do tu mungojë asnjëherë mbështetja dhe ndihma për të gjitha çështjet legjislative dhe administrative nga ana e Kuvendit të Shqipërisë", u shpreh kryetarja Topalli. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, anëtarë të këtij komisioni vlerësuan se faktin se shteti i Kosovës është në fazat e para të ndërtimit dhe funksionimit dhe nuk ndjejmë shtet më të afërt se Shqipëria për të marrë përvojë e për të shkëmbyer idetë shtet-formuese. Ndër të tjera, anëtarët e kuvendit të Kosovës kanë vlerësuar rolin e kuvendit të Shqipërisë dhe të kryetares Topalli në pavarësinë e këtij shteti. Roli i Kuvendit të Shqipërisë dhe kontributi i Kryetares Topalli kanë qenë dhe mbeten shumë thelbësore për ne. Veprimtaria dhe puna juaj reflektohet plotësisht në Kosovë dhe tashmë, një vit pas pavarësisë, shteti ynë ka shumë për të marrë nga ecuria e punës suaj", u shprehën deputetët kosovarë. Duke folur për bashkëpunimin më të gjerë dypalësh, deputetët nga Kosova vlerësuan se projekte si rruga historike Durrës-Kukës, e afrojnë më shumë kombin tonë, forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe nxisin zhvillimin e të gjithë rajonit.