Qeveria ceke ne votebesim

Pas rrëzimit të qeverisë rumune edhe qeveria ceke rrezikon të humbasë votëbesimin, në parlament. Deputetët cekë tashmë kanë në dorë fatin e qeverisë e së Petër Nekas. Ky i fundit doli nga një nga partitë më të vogla të koalicionit të tij qeverisës për shkak të lidhjeve të ngushta me një lider partiak I cili është dënuar për korrupsion. Nekas ka thënë se ka kërkuar votëbesimin pikërisht për të marrë vesh nëse njerëzit do e mbështesin dhe në të ardhmen. Ai ka shpjeguar se nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë revolucion apo ndonjë ndryshim radikal në politikat qeverisëse. Nekas ka shtuar se Republiak ceke duhet ët jetë një vend I zhvilluar, dhe pa borxhe në të ardhmen në mënyrë që të mund të përballojë sfidat e së ardhmes. Por reformat e ndërmarra prej qeverisë së tij kanë shkaktuar zemërim në vend, duke shënuar dhe një rënie prej 16 për qind të mbështetjes ndaj qeverisë. Rreth 90 mijë persona kanë protestuar një javë më parë duke shënuar dhe protestën më të madhe në vend që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Ndërkohë që sindikatat kanë planifikuar protesta të reja si dhe greva të përgjithshme në fund të muajit qershor. Partia socialiste në opozitë, që është dhe në krye të sondazheve ka kërkuar zgjedhje të parakohshme duke premtuar se mund të eleminojnë disa nga reformat.