E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha per protesten Ligji garanton sigurine e institucioneve

Kryeministri Sali Berisha ka dëshifruar planin e partisë më të madhe opozitare për rrethimin e KQZ. Ai theksoi se i njëjti nen që garanton liritë e të drejtat e qytetarëve, garanton me të njëjtën siguri edhe institucionet.

"36 deputetë të PS agresuan kryetarin e KQZ-së dhe anëtarët përfaqësues të PD-së. Bllokuan punën, pushtuan institucionet. Parlamentarë që pushtojnë institucionet. Jeni dëshmitarë të sulmeve primitive, agresive të njerëzve me imunitet ndaj njerëzve me uniformë të shtetit.

Kërcënuan fizikisht kryetarin e KQZ-së, anëtarët. Bëjnë plane për të sulmuar dhe djegur goditën e KQZ-së dhe djegu materialet zgjedhore. Garantoj që e drejta për protesta do të respektektohet plotësisht, protestat paqësore, por garantoj se dhuna e cilitdo do ndeshet me të gjthë rreptësinë e ligjit. E provuan përpjekjen për të rrëzuar me dhunë qeverinë. I kanë të gjitha të qarta se çdo thotë një përpjekje tjetër. Qytetarët të rrinë të qetë dhe të jenë të sigurtë"-tha kryeministri Berisha.

Duke folur për garën e Tiranës, kryeministri Berisha iu referua kodit elektoral, duke thënë se rezultati përfundimtar shpallet nga KQZ pas përfundimit të ankesave.  Referuar kësaj, në procesverbalet e kryeqytetit janë shënuar rreth 300 fletë votimi të kontestuara. Këto vota do të shqyrtohen nga KQZ si vota të kontestuara, ndërsa kontestatori ka të drejtën t’i çojë ato në Gjykatën e Apelit.

"Në të gjitha kutitë e votimit kishte të paktën 300 vota të kontetuara. Mumd të mund të ndryshojnë rezultatin e këtij numërimi ose ta bëjnë +100 apo -100, sepse ato janë 300"-tha kryeministri.
 
Përsa i takon anulimit të vizitës së presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, kryeministri Berisha theksoi se ngjarjet e dy ditëve të fundit në Shqipëri e dëmtojnë marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›