E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi- Stounstrit Partite te respektojne institucionet. Te ruhet qetesia

 Partitë politike duhet të respektojnë institucionet e pavarura, pasi shteti i së drejtës, shteti demokratik forcohet nëpërmjet konsolidimit të institucioneve të pavarura, të cilat zbatojnë në çdo hap vetëm ligjin dhe Kushtetutën. Ka qenë kjo dekarata e presidentit Topi në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stounstrit më të cilin diskutoi për situatën pazgjedhore në vend. 
Kreu I shtetit vuri në dukje se edhe OSBE/ODHIR-i, në prag të nxjerrjes së raportit të ndërmjetëm për zgjedhjet vendore të 8 majit, duhet të vazhdojë të japë kontributin dhe ndihmesën e saj të vyer në zgjidhjen ligjore e institucionale të situatës si dhe në përmirësimin e Kodit Zgjedhor aktual.

Ashtu sikurse presidenti, edhe kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stounstrit u shpreh se shprehja e maturisë, e ruajtjes së qetësisë dhe zbatimit i ligjeve në fuqi e Kodit Zgjedhor mbetet me rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Ai theksoi se institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të ketë në themel të punës së tij vetëm respektimin e ligjit.

Azhornuar së fundi ( e premte , 20 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›