SHBA apelon Retorika e dhunes kercenon te ardhmen

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri të respektojnë procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon përmes një deklarate për shtyp theksoi se Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur nga afër situatën në Shqipëri që nga zgjedhjet e 8 majit. Ai nënvizoi se dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë.
Ndihmës sekretari nënvizoi gjithashtu rëndësinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë funksionin e tij në mënyrë konsistente dhe transparente, në përputhje të plotë me ligjin, për të krijuar besim tek populli dhe për të garantuar integritetin e mandatit të këtij institucioni.
“Politikanët shqiptarë” – shkruan më tej ndihmës sekretari i shtetit – “duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo tek retorika apo veprimet negative, që vetëm e denigrojnë këtë proces”.
Gordon thotë se populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme dhe të begatë, bazuar në vlerat universale dhe shtetin ligjor. Azhornuar së fundi ( e premte , 20 maj 2011 )