Rama Ndalni vjedhjen e votes

Lideri i opozitës, Edi Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha që të ndalojë procesin e vjedhjes së votave, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Rama u shpreh se fitorja e Tiranës ishte e pastër, ndërkohë që opozita nuk do të njohë asnjë rezultat tjetër të dalë nga KQZ. Ky proces numërimi, sipas Ramës po habit dhe ndërkombëtarët.
Në emër të lirisë së votës së paprekshme të popullit. Në emër të së drejtës së të pamohueshme të qytetarëve të këtij vendi, për t’u qeverisur nga ata që zgjedhin me votë, jo nga ata që u vjedhin votën i thërres Saliut me zërin e arsyes sovrane të zgjedhësve: Ndaloje këtë maskaradë qe e nisur ti dhe orkstron po ti dhe tërhiqi vjedhësit e tu nga rruga qorre e grabitjes së fitores tonë përpara se të jetë vonë për të gjithë, por mbi të gjitha për ty sepse opozita jo vetëm nuk do të njohë rezultatin, por nuk do të njohë më as qeverinë tënde”- tha kreu i PS-së Edi Rama.
Rama u shpreh se populli opozitar, do të jetë i vendosur për të mbrojtur votën e lirë dhe se nuk i trembet kërcënimeve dhe presioneve të kryeministrit Berisha.
“Sa për ato kërcënimet e siguroj se Saliu mund të trembë, por jo opozitën të cilën do ta ketë përballë në mbrojtje të votës”- theksoi ai.
Më herët lideri i opozitës u shreh se Partia Socialiste është e vendosur për të gjetur çdo rrugëdalje politike, demokratike e ligjore.
Edlira Sulejmani