E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth Askush nuk mund te dale mbi ligjin

 Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth deklaroi për median se që prej janarit të këtij viti kanë ndodhur shumë gjëra të cilat duhet të analizohen nga prokuroria me ekspertizë ligjore. Në vlerësimin e Wollfarth puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të bazohet mbi ligjin dhe se askush nuk duhet të dalë mbi te pasi ligji është i barabartë për të gjithë. 

“Shteti i së drejtës është mjaft i rëndësishëm në të gjitha proceset që kryhen në vend sidomos në ato procese që janë me interes të lartë për qytetarët. Që nga janari i 2011 kanë ndodhur ngjarje në Shqipëri dhe disa prej tyre kanë nevojë për një analizë dhe shqyrtim ligjor dhe ky analizim i ngjarjeve është një proces i rëndësishëm dhe prokuroria po punon në disa prej tyre. Gjithashtu është e rëndësishme për këtë vend që të mos ketë një grup personash që t dalin mbi ligjin. Ligji duhet të aplikohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, por është e rëndësishme që të gjitha institucionet e parashikuara nga kushtetuta të punojë në mënyrë të pavarur, edhe në KQZ është e nevojshme që puna të lejohet të kryhet në mënyrë të pavarur dhe të jetë një punë e bazuar në shtetin e së drejtës dhe vetëm mbi ligjin. E përsëris, askush nuk duhet të dale mbi ligjin, por duhet të ketë respekt për punën e institucioneve, por edhe të policisë”- tha Wollfarth.

Diplomati gjerman ftoi edhe mediat të bëjnë transparencën e çdo pjese të procesit.

Jul Kasapi
Azhornuar së fundi ( e premte , 20 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›